Politike

As nuk e vret mendjen fare për shkarkimin! Meta ndan me ‘miqtë’ gafën e Jenishehrit: Ju uroj një pasdite të qetë, rela

9 Qershor 2021, 13:35 Nga DOSJA
As nuk e vret mendjen fare për shkarkimin! Meta ndan me

TIRANË–  Presidenti Ilir Meta ka reaguar për të herë të parë ndaj vendimit të deputetëve të Kuvendit për ta shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Për të treguar se nuk e ‘konsideron’ vendimin që kanë marrë deputetët, Meta ka shpërndarë gafën e sotme të Selami Jenishehrit. 

Ky i fundit tha nga foltorja, se ai dhe gjithë kolegët e tij të tjerë do t’u dilnin për zot nipërve dhe mbesave, që sipas tij janë pensionistë. (Shiko këtu)

Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!,”-shkruan Meta me ironi. 


Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 105 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

LAJMI KRYESOR: 105 vota pro! U shkarkua nga Kuvendi, nisin reagimet nga politika, Meta i qetë, shpërndan gafën e deputetit: Ju uroj një pasdite të qetë! PD: Kushtetuesja të refuzojë farsën

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta seance plenare 9 qershor 2021 selami jenisheri shkarkimi i metes 2 ilir meta seance plenare 9 qershor 2021 selami jenisheri shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll