Bota

Komisioni Evropian padit Poloninë dhe Çekinë, ligjet e tyre pengojnë qytetarët e vendeve të tjera të antarësohet në par

9 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Komisioni Evropian padit Poloninë dhe Çekinë, ligjet e tyre

BRUKSEL- Komisioni Evropian çoi Poloninë dhe Çekinë në gjykatë të Mërkurën për ligjet e tyre që ndalojnë qytetarët nga vendet e tjera të BE-së të bashkohen me një parti politike dhe të garojnë në zgjedhjet lokale ose vendore. 

“Si rezultat i këtij kufizimi, qytetarët nga shtetet tjera anëtare të BE-së me vendbanim në Çeki apo Poloni nuk mund ta ushtrojnë plotësisht të drejtën e tyre për të qenë kandidatë në zgjedhje lokale dhe në zgjedhje për Parlamentin Evropian në kushte të njëjta si shtetasit e këtyre shteteve”, tha Komisioni Evropian.

Reuters shkruan se sipas KE-së ligjet që kufizojnë qytetarët nga vendet e tjera që të garojnë në zgjedhje janë në kundështim me ligjin e BE-së, si dhe shkelin parimin e mosdiskriminimit në bazë të kombësisë.

“Komisioni pohon se kufizimet që i pengojnë qytetarët jo-çekë dhe jo-polakë në Çeki dhe Poloni për t’u anëtarësuar në një parti politike janë në kundërshtim me ligjin e BE-së, sepse ato e shkelin parimin e mosdiskriminimit në bazë të kombësisë”, tha organi ekzekutiv i BE-së.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ke padit polonine dhe cekine komisioni evropian ke padit polonine dhe cekine komisioni evropian

Sondazh

Poll