Bota

Dënimi me burgim të përjetshëm të “kasapit të Bosnjes”, Turqia: Vendim i drejtë, duhet të shërbejë që sulme të n

9 Qershor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Dënimi me burgim të përjetshëm të “kasapit

TURQI- Turqia e ka cilësuar si të drejtë vendimin për burgim të përjetshëm të kriminelit serb të luftës në Bosnje & Herzegovinë, Ratko Mlladiç. Në një postim që ka bërë Ministria e Jashme turke thuhet se ky vendim do të shërbejë për paqe dhe pajtim në rajon, ndërkohë që ka theksuar se ky dënim duhet të shërbejë që sulme të ngjashme mos të përsëriten më.

Reagimi i plotë:

Me gjykimin e tij të 22 nëntorit 2017, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, kishte dënuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës që ai bëri gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995.

Pas apelit të Ratko Mlladiç kundër vendimit të përmendur, Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalin Penal dhe vendimin e tij sot ( 8 qershor) dhe konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm.

Vendimi në fjalë edhe pse nuk i ndal vuajtjet e familjarëve të viktimave të gjenocidit të Sebrenicës, është një vendim i drejtë në aspektin e përcaktimit të drejtësisë. Urojmë që vendimi të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon si dhe të kontribuojë që sulme të ngjashme të mos përsëriten më.

Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç

Sondazh

Poll