Bota

Dënimi me burgim të përjetshëm të “kasapit të Bosnjes”, deputeti gjerman: Fajtorët duhet të mbajnë përgjeg

9 Qershor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Dënimi me burgim të përjetshëm të “kasapit

GJERMANI- Deputeti gjerman, Michael Roth ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të ‘kasapit’ të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Në një postim në Twitter, ai shkruan se të gjithë njerëzit që kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Gjykimi përfundimtar kundër Mladiqit është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, tha Roth.

Final judgement against #Mladić is important contribution to the prosecution of the horrific atrocities committed in former #Yugoslavia. Perpetrators of genocide, war crimes+crimes against humanity must be held accountable.Reconciliation needs truth+the acceptance of facts!

— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) June 9, 2021


Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni burg perjete per ratko mlladic michael roth ratko mlladiç burg perjete per ratko mlladic michael roth ratko mlladiç

Sondazh

Poll