Bota

Caktohet data e takimit Kurti-Vuçiç, do të përballen më 15 qershor në Bruksel

9 Qershor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Caktohet data e takimit Kurti-Vuçiç, do të përballen

BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet në 15 qershor në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një deklaratë për mediat. Ai gjithashtu ka bërë me dije se takimi do të ndërmjetësohet nga kryediplomati Josep Borrell dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.

Në këtë takim pritet të diskutohet formimi i Asosacionit të Komunave serbe në Kosovë, krimet e luftës, njohja e Kosovës, si dhe fatin e të humburëve në Kosovë gjatë luftës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borrell miroslav lajčák albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borrell miroslav lajčák

Sondazh

Poll