Bota

Çështja e Mustafës, mbrojtësja e viktimave kërkon të vizitojë vendin ku ish-kreu i UÇK-së akuzohet se ka kryer krime lu

9 Qershor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Çështja e Mustafës, mbrojtësja e viktimave kërkon

HAGË- Mbrojtësja e viktimave në Hagë, Annie Puess ka kërkuar që të vizitojë vendin ku ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa akuzohet se ka kryer krime lufte. Gjatë seancës së sotme në Hagë, Puess ka thënë se do të vizitojë fshatin Zllashë, për të cilin Prokuroria Speciale thotë të ketë qenë kamp ndalimi më vitin 1999. 

Ajo tha se është mirë të shkojnë atje të gjitha palët dhe se “duhet të njehet frika dhe ajo që kanë ndjerë viktimat”.

Ndërsa avokat i Mustafës, Julius Von Bone është shprehur se atje nuk do të nxjerrin asnjëtë dhënë, pasi është vetëm një ndërtesë e vogël. 

“Nuk mendojmë se ka ndonjë gjë për të parë në atë vendndodhje. Prokuroria ka dhënë mjaft materiale sa i përket aktakuzës, atje s’ka gjë për të parë. Është një ndërtesë e vogël”, tha Von Bone.

LAJMI KRYESOR: Çështja e Mustafës, ish-kreu i UÇK-së del sot në seancë të hapur në Hagë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora annie puess kosova ne hage salih mustafa annie puess kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll