Bota

El Salvador njeh zyrtarisht Bitcoin, vendi i parë në botë që do të fusë në përdorim monedhën virtuale

9 Qershor 2021, 11:07 Nga DOSJA
El Salvador njeh zyrtarisht Bitcoin, vendi i parë në botë që

EL SALVADOR- El Salvador është bërë vendi i parë në botë që klasifikon zyrtarisht Bitcoin si monedhë ligjore. Kongresi miratoi propozimin e Presidentit, Nayib Bukele për të përqafuar kriptovalutën, me 62 nga 84 vota të mundshme të martën në mbrëmje.

Presidenti tha se qeveria kishte bërë histori dhe se masa do ta bënte më të lehtë për Salvadoranët që jetojnë jashtë të dërgojnë para në shtëpi. Bitcoin do të bëhet tender ligjor, së bashku me dollarin amerikan, në 90 ditë.

Sipas BBC, ligji i ri do të thotë që çdo biznes duhet të pranojë Bitcoin si mjet ligjor për mallra ose shërbime, përveç nëse nuk është në gjendje të sigurojë teknologjinë e nevojshme për të bërë transaksionin.

Kjo do të sjellë përfshirjen financiare, investimet, turizmin, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik për vendin tonë,” tha Presidenti Bukele në një cicërimë pak para votimit.

Ai ka thënë më parë lëvizja do të hapë shërbime financiare për 70% të Salvadorianëve që nuk kanë llogari bankare.

Ekonomia e El Salvadorit mbështetet shumë tek dërgesat e parave, ose paratë e dërguara nga jashtë, të cilat përbëjnë rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB). Më shumë se dy milion salvadoranë jetojnë jashtë vendit, por ata vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me vendin e tyre të lindjes, duke dërguar më shumë se 4 miliard dollarë çdo vit.

Votimi në Kongres ndodhi në të njëjtën ditë kur ish-presidenti I SHBA-së, Donald Trump tha se bitcoi8n ishte një mashtrim.

Bitcoin, një aset virtual pa lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë reale, ka parë luhatje të mëdha në vlerë ndër vite. Shumica e bankave qendrore të botës po shikojnë mundësinë e krijimit të monedhave të tyre dixhitale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bitcoin nayib bukele bitcoin nayib bukele

Sondazh

Poll