Bota

Zhduket një aeroplan ushtarak i Bullgarisë, humbi kontaktet mbi detin e Zi

9 Qershor 2021, 09:58 Nga DOSJA
Zhduket një aeroplan ushtarak i Bullgarisë, humbi kontaktet mbi detin

BULLGARI– Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet “Shabla 21” janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.

Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.

Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emil eftimov georgi panajotov stefan yanev zhduket aeroplani ne bullgari emil eftimov georgi panajotov stefan yanev zhduket aeroplani ne bullgari

Sondazh

Poll