Politike

Shkarkimi i Metës në Kuvend, Vasili iu “përvishet” deputetëve: Pupacë, e duam votimin me unanimitet, jeni që jeni zgja

9 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës në Kuvend, Vasili iu “përvishet”

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta, në kohën kur Kuvendi pritet të votojë për shkarkimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thumbon deputetët aktualë që i quan ‘pupacë’ ndërsa thotë se veç Metës, ata mund të votojnë edhe për zgjatjen e mandatit të vetes.

POSTIMI I PLOTË: 

Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet. Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat. Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte.

Kuvendi pritet të votojë sot me 94 vota shkarkimin  e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike petrit vasili seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 petrit vasili seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll