Politike

Ambasada e SHBA i jep jehonë vendimit të Biden për të bllokuar pasuritë e të korruptuarve në Ballkan

9 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA i jep jehonë vendimit të Biden për të

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka ripublikuar vendimin e Presidentit amerikan, Joe Biden që autorizon bllokimin e pasurisë për individët e korruptuar në Ballkan dhe ata që cënojnë paqen dhe sigurinë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se vendimi përfshin edhe Shqipërinë, dhe se urhdëri është një mjet që ndihmon integrimin.

POSTIMI I AMBASADËS SË SHBA: 

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët. Lexojeni Urdhërin e plotë duke klikuar mëposhtë.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka autorizuar dje vendosjen e sanksioneve direkte për individët e korruptuar dhe ata që minojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim bie si një këmbanë alarmi për politikanët dhe liderët e korruptuar, ndërsa pas Biden, reagimi u pasua edhe nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë. Blinken është tashmë në një gjyq me ish-kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij non-grata, ndërsa ende nuk dihen kush do të jenë emrat e parë, me të cilët SHBA do të nisë vendosjen e sanksioneve për të zgjeruar luftën kundër korrupsionit.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike joe biden urdheri i joe biden joe biden urdheri i joe biden

Sondazh

Poll