Politike

LËVIZJET E BUJSHME/ Shpallja non-grata e Sali Berishës, lëvizjet në Bullgari dhe bllokimi i pasurive, SHBA po ‘shkund’ p

9 Qershor 2021, 08:05 Nga DOSJA
LËVIZJET E BUJSHME/ Shpallja non-grata e Sali Berishës, lëvizjet

SHBA– Administrata e Joe Biden sa vjen e po rrit ndikimin e saj jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Në vetëm 20 ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë lëvizje të bujshme, të cilat kanë ‘trazuar’ Ballkanin.

Lëvizja e parë e bujshme ishte ajo e 19 majit, ku në mënyrë të papritur, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha, së bashku me familjen e tij.

Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në faqen e Departamentit të Shtetit.

Pa kaluar ende një muaj, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një tjetër lëvizje më 2 qershor, ku shpalli non-grata edhe pesë ish-zyrtarë të lartë, këtë herë në Bullgari. DASH shtoi në listën e zezë: Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin public, Ilko Dimitrov Zhelyazkov. Këtë vendim, DASH e arsyetoi se sipas informacioneve të tyre, ata janë të përfshirë në korrupsion.

Jo më larg se një javë nga lëvizja e parafundit, ditën e djeshme, presidenti Joe Biden firmosi urdhrin ekzekutiv ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Urdhri ekzekutiv bën fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues të Qershorit 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, ndërsa tashmë do të përfshihet edhe vendi ynë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha shpallet non-grata shba shpall nongrata 5 zyrtare urdheri i joe biden sali berisha shpallet non-grata shba shpall nongrata 5 zyrtare urdheri i joe biden

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 20:39

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, për të bllokuar pronat dhe për të pezulluar hyrjen në SH...