Politike

Kuvendi pret ta shkarkojë, Meta vijon nderimet në Presidencë, shpërndan titujt e radhës mes festës, nuk komenton seancën

9 Qershor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Kuvendi pret ta shkarkojë, Meta vijon nderimet në Presidencë,

TIRANË– Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën dhe pret të votojë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, vetë ky i fundit është treguar totalisht indiferent.

Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca, bëhet me dije se Meta sot ka pritur Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, të cilët i ka nderuar me tituj.

Ndërkohë që ndiqte performancat e Ansamblit, Meta nuk e komentoi fare seancën e Kuvendit.

Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore,”- tha Meta ndër të tjera.


I pranishëm në këtë festë ishte edhe Bujar Kapexhiu, i cili krahasoi atmosferën aty me atë të Kuvendit. Sipas Kapexhiut, në Kuvend që është një sallë e mbyllur, thuren intriga, ndërsa aty ka hare.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll