Politike

Seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin: Presidenti ka pasur ndikim negativ në politikë, ka shkelur r

9 Qershor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin:

TIRANË – Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e plotë të hartuar prej 98 faqesh. Hyseni ka nënvizuar me radhë nenet e Kushtetutës të cilat sipas raportit, Presidenti i ka shkelur gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se ka cënuar edhe të drejtat e njeriut. Sipas raportit, presidenti ka pasur ndikim negativ në politikë, por jo vetëm. Ai shton se Meta bëri shkelje, para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, duke bërë thirrje anti-kushtetuese, duke nxitur dhunë dhe duke dalë jashtë funksionit të tij. Hyseni u shpreh se gjatë fushatës së 25-prillit, Meta tregoi hapur njëanshmërin në zgjedhje, duke dalë kundër qeverisë  dhe duke përdorur terma anti-kushtetuese. 


Pjesë nga fjala e Alket Hysenit: 

Komisioni konstaston se presidenti ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Këto shkelje konsiderohen nga Komisioni si shkelje të rënda, duke cënuar  të drejtat e njeriut dhe mardhëniet shoqërore e politike që mbrohen nga Kushteta. Shkeljet e Presidentit kanë pasur ndikim negativ në poltike por jo vetëm.

Renditja e fakteve: Në mënyrë të përmbledhur jepen detaje për aktet e presidentit për shkeljet që ka bërë gjatë fushatës, para fushatës si dhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. Komisioni zhvilloi aktivitetin brenda afatiti kohor tre-javor me 10 mbledhje për procedurën e shkarkimit. Në shkresën përcjellëse, Presidenti u thirr më 18 maj për tu paraqitur para Komisionit për të dëgjaur planin e hetimit. Presidenti me shkresën e tij, përcjell njoftimin se nuk mund të merrte pjesë për shkak të një angazhimi. Komisioni në përfundim të procesit hetimor, miratoi raportin përfundimtar të hetimit.

Kuadri Ligjor: Komisioni ka marrë në analizë legjislacion ligjin shqiptar, kushtetuten, opinionet e komisionit të Venecias, vendimet e gjykatave kushtetuese, zbardhjet e mesazheve të Presidentit në rrjetet sociale, shkresat e komisionit hetimor, opinionet e komisionit ligjor, etj.

Presidenti ka bërë fushatë gjatë zgjedhjeve kundër qeverisë, duke treguar hapur njëanisinë, duke humbur rolin e faktorit të ekuilibrit mes palëve politike. Thirrjet e tij para fushatës për qeverinë në fushatë, shkelën rëndë Kushtetutën. 

Kuvendi pritet të votojë sot me 94 vota shkarkimin  e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

Lajmi Kryesor: PËR HERË TË PARË! Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend, maxhoranca kërkon 94 vota, tre orë debat dhe votim me letër të fshehtë pa Kreun e Shtetit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll