Aktualitet

U lanë jashtë Kuvendit, gazetarët mblidhen në protestë ditën e sotme, i paraprijnë seancës parlamentare: Mos krijoni GRT

9 Qershor 2021, 06:48 Nga DOSJA
U lanë jashtë Kuvendit, gazetarët mblidhen në protestë

TIRANË– Gazetarët janë mbledhur sot në orën 09:00 për të zhvilluar një protestë kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlametare. Në orën 09:00, pjesëtarët e pushtetit të katërt u vendosën para Kuvendit të Shqipërisë, para nisjes së seancës plenare për të zhvilluar një protestë paqësore.

Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, gazetarët thanë se nëse u ndalohet raportimi nga Kuvendi, atëherë rrjedhimisht ata nuk kanë më asnjë rol në shoqëri.  Një nga një, gazetarët folën para kamerave dhe kërkuan tërheqjen e këtij vendimi që nuk u lejon të ushtrojnë detyrën e tyre.


Duke e quajtur një betejë për fjalën e lirë, gazetarët iu lutën televizioneve që t’i raportojnë.

Kjo protestë erdhi katër ditë pasi Kuvendi publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Lidhur me vendimin ka reaguar edhe organizata Safe Journalist, e cila kërkoi nga Kuvendi shfuqizimin e këtij vendimi, pasi rrezikon lirinë e medias në vend. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll