Politike

HABIT ish-ambasadori shqiptar: Lirie Berisha adhurohet në Shqipëri si Nënë Tereza

9 Qershor 2021, 06:59 Nga DOSJA
HABIT ish-ambasadori shqiptar: Lirie Berisha adhurohet në Shqipëri si

TIRANË– Mal Berisha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe e ka barazuar imazhin e guas së ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të shenjtores “Nënë Tereza”. Në një lidhje me Skype në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha po fliste për reagimin e kongresmenit Eliot Engel në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit.

Teksa fliste për të, Berisha tha se supozojmë se Berisha është fajtor, por ai ka në krah një grua që adhurohet sikur të ishte Nënë Tereza, për shkak të punës me të cilën ajo është marrë.

“Kongresmeni ishte jashtëzakonisht i habitur. Donte të mësonte sa më shumë. Përtej asaj që ishte bërë publike në media, nuk kisha më shumë për t’i thënë. I thashë diçka që duhet ta ndaj me publikun. I thashë, shiko supozojmë se Berisha është fajtor, dhe SHBA ka baza. Por ai ka në krah një grua që në Shqipëri, në të gjallët e saj, adhurohet si Nënë Tereza. Është një grua që në qindra e mijëra familje, u ka lehtësuar dhimbjet e tmerrshme që u shkakton sindromi i tmerrshëm Doën i fëmijëve. Ajo ka 15 vjet që e bën këtë gjë. Si mund të ndahet faji i kësaj gruaje, doktoreshës së Brrakës, e cila çdo ditë viziton dhe u fal diçka atyre fëmijëve,”- tha Berisha.

Momenti në minutën 26:00

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lirie berisha mali berisha sali berisha sali berisha shpallet non-grata lirie berisha mali berisha sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 20:39

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, për të bllokuar pronat dhe për të pezulluar hyrjen në SH...

Politike 8 Qershor 2021, 20:21

PEQIN- Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me me strukturat e partisë në Peqin. Takimi mesa duket n...