Aktualitet

“Koka hëngshin!” Krimi nuk ndalet në vend, Artan Hoxha i kërkon ndihmë Ramës: Dil e thuaju të mbajnë dorën se na mor

9 Qershor 2021, 05:30 Nga DOSJA
“Koka hëngshin!” Krimi nuk ndalet në vend, Artan Hoxha i

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar ‘ndihmë’ nga kryeministri Edi Rama në mënyrë që të ulet numri i të vrarëve në vend.

Në një status në Facebook, Hoxha kujton shprehjen e thënë nga vetë kreu I qeverisë ‘kokat hëngshin’ referuar përplasjeve mes bandave dhe shton se tashmë Rama duhet të dalë e tu thotë të mbajnë pak dorën e të kalojnë nga breshëria në ‘tek e tek’.

Në fund Hoxha shton me ironi se varrmihësit e agjencivefunerale u këputën duke hapur gropa çdo ditë dhe nëse do kishin hapur kanale aq shumë, Tirana tashmë do të kishte 24 orë ujë pa ndërprerje.

Statusi i plotë:

13 nentor 2018….Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the… Ja ta degjuan keshillen o komandant. Por meqe u the: “Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne. Thuaju qe ta mbajne pak doren. Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen… U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje panderprerje.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha edi rama artan hoxha edi rama

Sondazh

Poll