Politike

8 Qershor 2021, 20:39 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, për të bllokuar pronat dhe për të pezulluar hyrjen në SHBA të të gjithë personave, të cilët sipas tij kontribuojnë në situatën destabilizuese në rajonin e Balkanit Perëndimor. Urdhri, i cili është publikuar sot në 8 qershor nga Shtëpia e Bardhë përmend ish-Republikën Jugosllave dhe Shqipërinë dhe është shpërndarë nga ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim. Kjo e fundit ka evidentuar edhe pikat ku duhet të theksohet vëmendja në deklaratën e lëshuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.  

“Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e OE 13219 (Bllokimit të Pronave të Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor) për të përfshirë Shqipërinë. Lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA,”-shkruan Kim.

Vendimi I PLOTË bashkë me pikat që nënvizion ambasadorja Kim: 

Unë, JOSEPH R. BIDEN JR., President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes kësaj deklarata zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) duke evidentuar se situata në territorin e ish-Republikës të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Balkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

PIKAT ME RËNDËSI: 

Prandaj, unë urdhëroj se me anë të këtij vendimi: E gjithë prona dhe interesat që ndodhen në pronën e Shteteve të Bashkuara ose në zotërimin ose kontrollin e ndonjë personi nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose tregtohen ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga DASH, në konsultim me Sekretarin e Shtetit:

(ii) do të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor;

(v) do të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor për keqpërdorim të pasurive publike, shpronësimin e  pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;

(vi) nëse ka asistuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, pasuria dhe interesat e tij do të bllokohen në përputhje me këtë urdhër.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike joe biden urdheri i joe biden yuri kim joe biden urdheri i joe biden yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 20:21

PEQIN- Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me me strukturat e partisë në Peqin. Takimi mesa duket n...

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...