Politike

Asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve? Rama injoron pyetjen e gazetarit, THIRRJE për Serbinë: Ta njohë Kosovën! Bullgaria

8 Qershor 2021, 19:32 Nga DOSJA
Asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve? Rama injoron pyetjen e

SOFJE– Kryeministrit Edi Rama ka injoruar pyetjen e një gazetari bullgar lidhur me qëndrimin e tij për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij, Stefan Yanev, Rama nuk pranoi që të komentonte gjatë përplasjet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa bëri thirrje që Serbia të njihte sa më shpejt pavarësinë e Kosovës. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: A e mbështesni ndryshimin e kufijve në Ballkan? Sipas jush Serbia, a duhet ta njohë menjëherë njohjen e Kosovës? Bullgaria kërkon diçka nga Maqedonia e Veriut, cili është qëndrimi juaj?

Rama: Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave të ndërsjellë, njohja do të vijë më herë sesa vonë. Qëndrimi ynë është që askush nuk duhet që të na ketë zili. Jemi mbërthyer mes dy miqëve. Por gjërat janë kështu dhe procesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë. Nuk jemi për të mbajtur anë por shpresojmë që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja jemi gati të ndihmojmë por ndihma jonë është të vazhdojmë të themi: Ju lutem flisni dhe gjeni një mënyrë sepse këto çështje mund të bëhen gjithmonë e më të komplikuara. Nëse nuk ka vullnet për ta zgjidhur, por jo nëpërmjet palëve të treta. Sigurisht që BE po bën punë të jashtëzakonshme, të gjithë po mbështesin por u takon atyre që të dalin së bashku nga ajo situatë. Nuk kam asnjë qëndrim për të mbajtur sepse do ta komplikoja edhe më shumë. Për ta komplikuar edhe më shumë iu mjafton veta dhe jo unë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne bullgari edi rama edi rama ne bullgari

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...