Politike

E nisi Rama! Një tjetër deputete e PS-së i “sulet” Dritan Lelit: Kur besimi me qytetarët thyhet, çfarë mbetet? Ne jemi

8 Qershor 2021, 18:29 Nga DOSJA
E nisi Rama! Një tjetër deputete e PS-së i “sulet”

VLORË– Sulmeve të djeshme të Vilma Bellos dhe Fate Velaj, lëvizjes kundër kryebashkiakut të Vlorës i është bashkaur edhe Pranvera Resulaj, e cila kryesonte listën e socialistëve në këtë qark. Pa e përmendur me emër, por duke e lënë të kuptohet, ajo i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale. Në rreshta ajo shkruan se çdo gjë ndërtohet mbi besimin, por asgjë nuk mbetet kur thyhet besimi me qytetarët. Po ashtu, Resulaj shton se Vlora meriton më shumë.

“Kur shumica mendon se gjërat nuk shkojnë mirë është koha për reflektim! Kur përfundimi është se është gabuar, është tepër vonë për barrën e fajit! Në jetë çdo gjë ndërtohet së pari mbi një marrdhënie besimi, dhe kur besimi thyhet me qytetarët çfarë mbetet akoma!! Ne jemi thjesht emra! Vlora është ajo që mbetet dhe meriton më shumë,”– shkruan Resulaj.

POSTIMI I PLOTË:

Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli perjashtimi i dritan lelit pranvera resulaj vlore dritan leli perjashtimi i dritan lelit pranvera resulaj vlore

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:01

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga pos...