Politike

Nesër votohet për shkarkimin e presidentit, Lefter Maliqi: Vota ime do jetë kundër, Kuvendi është kthyer në estradë

8 Qershor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Nesër votohet për shkarkimin e presidentit, Lefter Maliqi: Vota ime do

TIRANË– Nesër Kuvendi voton për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar qëndrimin e tij kundër. Me anë të një statusi në Facebook, Maliqi, i cili ishte pjesë e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit nuk i ka kursyer akuzat ndaj kolegëve, duke e krahasur Kuvendin me një estradë. 

Vota ime neser do jete kunder shkarkimit te Presidentit, kunder turpit te ketij parlamenti te kapur e keqperdorur keto 2 vite. Mos u habisni nga shoë dhe fleterrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer ne estrade cfare nuk keni pare, qeshur e degjuar keto 2 vite. Me votat e ketyre jane votuar PPT duke pasuruar oligarket dhe qeveritaret, eshte votuar prishja e marrveshjes se 5 Qershorit ne rezidencen Amerikane, ku me pas u prishen koalicionet dhe u krye masakra me e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i perdorur nen presion bandat per zgjedhjet e 25 Prillit. Vendin e ka mbuluar krimi ne qeveri ne parlament, sfilatat ne drejtesi dhe varferia e pasiguria ne vend ku burri vret gruan, vellai motren, vjehrri dhendrin, shoku shokun, vrasje ne dere ne banese, ne makine, ne rruge, grabitje, vjedhje, droge etj. Seanca parlamentare neser do futet ne histori si turpi dhe deshtimi me i madh parlametarizimit ne vend,”-shkruan Maliqi. 

Si arriti situata deri tek shkarkimi i kreut të shtetit?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Sipas tyre, ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta lefter maliqi shkarkimi i metes 2 ilir meta lefter maliqi shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...