Politike

Prishja e ndërtimeve në Ksamil, Ina Zhupa denoncon me video: Ka hakmarrje politike

8 Qershor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Prishja e ndërtimeve në Ksamil, Ina Zhupa denoncon me video: Ka

TIRANË– Operacioni për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet respektive. Për Partinë Demokratike prishja e këtyre objekteve janë selektive për hakmarrje politike për denoncimet që pronarët e tyre kanë bërë hapur ndaj pushtetit në fushatën elektorale.

Ina Zhupa shprehet se në Ksamil një personi Hidajet Zogaj i është prishur pa njoftim dhe pa të drejtë shtëpia e tij në shenjë hakmarrje, ndërkohë që duhet të prishej një banesë tjetër që kishte bllokuar rrugën.

“Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale. Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki. Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites. Policia dhe IKMT shkon për t`ju shembur pa asnjë njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kolonat e shtëpisë qe datojnë në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e përfunduan dot për mungese parash. Është detyra jone qe mos ta ndalim betejën për këta qytetaret qe na besuan! Për shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit”, tha Zhupa.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike prishja e objekteve nga ikmt prishja e objekteve nga ikmt

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...