Politike

8 Qershor 2021, 20:21 Nga DOSJA

PEQIN- Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me me strukturat e partisë në Peqin. Takimi mesa duket nuk ka shkuar mirë pasi Harxhi gjatë bisedës ajo ka zhvilluar një debat të fortë me demokratët, teksa gjatë gjithë fjalës është kundërshtuar e ndërprerë.


“Këtë radhë ne po kërkojmë një ndryshim, nuk është problemi se ikën Luli e vjen Edithi. I thonë katër humbje, kemi dorëzuar mandatet. Situata është e pashpresë, zotëria më thanë çfarë të bëjmë më, jemi në opozitë 8 vjet. Kjo është ajo që më thonë kudo. Drejtimi i ri duhet të synojë  2-3 gjëra kryesore. Anëtarësia është e dëshpëruar, shumë e lodhur, prandaj kam kërkuar zgjatjen të ksihte nëj afat ndryshe për zgjedhjet. Ne na duhet të rikthejmë dhe të hapim partinë, partia jonë është 1. Ne duhet të bashkohemi e kemi provuar se çfarë sjell bashkimi. Berisha i ktheu në parti të gjithë. Bëmë të mundur fitoren e 2005, ishte fitore e madhe,”- tha Harxhi.

Pasi ndërpritet herë pas here ajo vazhdon duke e quajtur modelin e kryedemokratit Basha si të gabuar dhe individualist.

“Më lini ta mbaroj  fjalinë se spo më lini….Unë po flas për rezistencë paqësore jo për protestë. Hajde mblidhemi aty. Ne kemi futur parti aleate që skanë lidhje me ne as ideologjikisht dhe kemi lënë jashtë njerëz të tjerë. Nëse vendosim që të mos njohim zgjedhjet, hajde vendosim  të marrë përsipër kryetari duke u kosultuar me kryesinë të mos hyjë në kuvend. Modeli është i gabuar, indivudualist i personalizuar dhe nuk bëhet me ekip” -tha ndër të tjera Harxhi.

Por debati u ndez në momentin kur një prej demokratëve i kërkoi që të sulmonte kryeministrin Edi Rama dhe jo numrin një të partisë. Harxhi iu përgjigj duke thënë se ai e ka hedhur në gropë 4 herë.

Debati mes Edith Harxhit dhe demokratit:

Demokrati: Kur bie karroca me gjithë kalë ti smund të godasësh kalin por duhet ta lësh të ngrejë karrocën njëherë. Godit kundërshtarin

Harxhi: Unë i bie atij  që ka hedhur kalin 4 herë në gropë. Ka hedhur karrocën dhe kalin. Atë kundërshtoj unë.

Demokrati: Basha nuk përmend asnjë kandidat.

Haxhi: Kritika fillon brenda vetes. Basha le të dali në një debat me mua ose me ndonjë kandidat tjetër.

Gjatë takimit Harxhi nuk la pa përmendur  kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin, i cili ndryshe nga herët e tjera nuk ishte i pranishëm. Ajo tha se Nishani është jashtë vendit për arsye personale.

“Më vjen keq që zoti Nishani sot nuk ishte në Shqipëri. Do të kthehet nesër në mbrëmje. Ka ikur dy ditë jashtë për arsye shëndetësore. Për këtë arsye nuk ishte këtu sot. Unë vazhdoj të qëndroj në PD dhe synoj të bëj atë reformë që duhet deri në fund. Unë i besoj reformës, nuk e kam bërë vetëm unë por është diskutuar në grup.”

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani edith harxhi edith harxhi ne peqin luzlim basha bujar nishani edith harxhi edith harxhi ne peqin luzlim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...