Politike

U zgjodh kryetar i Shoqatës së Bashkive, Pjerin Ndreu i përgjigjet Voltana Ademit: Demokracine e keni lexuar se prapthi

8 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
U zgjodh kryetar i Shoqatës së Bashkive, Pjerin Ndreu i

TIRANË– Pjerin Ndreu, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Shoqatës së Bashkive i është përgjigjur Voltana Ademit pas akuzave të shumta që tha për mediat pas vendimit që u mor ditën e sotme. Ndreu i thotë se çdo kryetar Bashkie apo Këshilli Bashkiak është anëtar, pavarësisht si e ka emrin në kohe të ndryshme.

Ndreu i drejtohet Ademit, duke i thënë se “demokracinë e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjeter!”

POSTIMI:

Nje konfirmim dhe nje pergjigje per kolegen Voltana Ademi,Sot me pjesmarrjen e 23 anetareve, nga 30, te asmablese se pergjithshme te “Shoqates se Bashkive te Shqiperise” u be mbledhja e jashtezakonshme dhe u zgjodhem drejtuesit e ri!Zonja Ademi-Aderimi ne shoqate eshte bere me vendime te keshillave bashkiake. Cdo kryetar Bashkie apo Keshilli Bashkiak eshte anetar, pavaresisht si e ka emrin ne kohe te ndryshme.
-Mosqenia anetar vendoset po me vendim keshilli bashkiak per secilen Bashki dhe jo nga ju si kryetare.-Sipas statutit qe ka shoqata, neni 12, jo me pak se 1/5 e anetareve kane te drejte te therrasin asmablene e pergjithshme. Ftesa per asamble ju ka ardhe dhe ju, si gjithe te tjereve! Ne Asamble mori pjese Kryetarja e keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadia.-Nje shoqate qe sipas jush ju paska vetem ju kryetare, anetare, nenkryetare, pra vetem nje njeri, nuk e kuptoj se cfare demokracie perfaqeson?!-Pretendimi qe sipas jush paskeni nje kerkese padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren.-Se fundi demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjeter!

Pjerin Ndreu u zgjodh kryetari i Shoqatës se Bashkive, duke shkarkuar nga ky post, Voltana Ademin. Kjo e fundit në një reagim tha se pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Shoqata e Pushtetit Vendor “shkarkon” kryeqytetaren e Shkodrës nga kryesia e Bashkive, në vend të saj Pjerin Ndreu. Voltana Ademi: Vendim nul, e urdhëroi Rama! Pjesëmarrësit në Asamble s’janë pjesë e jona

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pjerin ndreu shkarkohet voltana ademi pjerin ndreu shkarkohet voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:01

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga pos...