Politike

‘Po nuk iu dhamë legalizimet s’do na votojnë’/ Iu publikuan audio-përgjimet, Yuri Kim takohet me Artan Lamen, ambasador

8 Qershor 2021, 17:00 Nga DOSJA
‘Po nuk iu dhamë legalizimet s’do na votojnë’/ Iu

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot drejtorin e Kadastrës, Artan Lajme, gati dy muaj pas publikimit të përgjimeve të tij me vartësit. Lajmin për takimin e ka konfirmuar vetë ambasadorja Kim, e cila shkruan se gjatë takimit kishte diskutuar me Lamen lidhur me procesin, kur ka kaluar një vit nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës. Ajo shtoi se Lames i kishte bërë me dije se transparenca në procese të tilla, ishte e rëndësishme, ndër premtoi edhe investime më të mëdha nga Amerika. Por në asnjë moment nuk i përmend përgjimet.

“Sot takova Drejtorin e Agjencisë së Kadastrës Lame për të biseduar mbi përparimin e bërë një vit pas zbatimit të regjistrimit të pronave, përfshirë dhe tokat bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës përgjatë procesit dhe shtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Kjo do mundësojë investime më të mëdha nga SHBA në Shqipëri dhe mirëqënie për më shumë shqiptarë. Ligje & rregulla të qarta, procese transparente & gjykata të pastra do tërheqin investime amerikane më të mëdha në Shqipëri dhe do të hapin mundësi ekonomike më të mëdha për më shumë njerëz, jo vetëm për disa me mundësi të “veçanta”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi & begatisë,”-shkruan Kim në Twitter.

5 ditë para zgjedhjeve të 25 prilliut, gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Lame tha se audio-përgjimi është i vërtetë por është i vitit 2017.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan lame yuri kim yuri kim takon artan lamen artan lame yuri kim yuri kim takon artan lamen

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:01

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga pos...