Politike

8 Qershor 2021, 16:25 Nga DOSJA

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 qershor të vitit 2021. Me pak fjalë, brenda ambienteve të Kuvendit, nuk do të lejohen mediat dhe gazetarët.

Gazetarët do të vendosen në një dhomë me ekrane, ku do të ndjekin punimet, duke zhbërë rolin kryesor të medias që është raportimi në kohë reale dhe i pandikuar i informacionit që i jepet publikut.

Mirëpo, ky vendim i cili është firmosur nga Gramoz Ruçi, bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.

Lapsi.al bën të ditur se një rast i ngjashëm me atë shqiptar është ai i vitit 2013 në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që kishte të bënte me largimin e gazetarëve me forcë prej Kuvendit, nga ku po raportonin një debat parlamentar në lidhje me miratimin e buxhetit të shtetit. Gjatë debatit në Kuvend, një pjesë e deputetëve të opozitës u nxorrën jashtë parlamentit prej forcave të sigurisë. Bashkë me ta, edhe gazetarë të akredituar, të cilët bënë rezistencë ndaj kësaj sjelljeje.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht asokohe se kishte patur shkelje të nenit 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për lirinë e shprehjes, për shkak të dëbimit të gazetarëve nga Kuvendi prej forcave të sigurisë.

NENI 10

Liria e shprehjes

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u 12 13 kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me liçencë. 2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë i cili u bë publik ditën e djeshme, ndalon gazetarët e politikës që janë të vendosur prej vitesh në këtë institucion, që të bëjnë raportimin e tyre live dhe duke parë në çdo hap atë që ndodh në vendin ku hartohen ligjet për shqiptarët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2021, 16:01

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga pos...