Politike

Vetë po eksploron çdo cep! Yuri Kim “ndjell” amerikanët: COVID ka ‘rënë’, ejani në Shqipëri për qejf ose biznes

8 Qershor 2021, 14:55 Nga DOSJA
Vetë po eksploron çdo cep! Yuri Kim “ndjell”

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë lajmin se Shqipëria është futur në vendet me rrezik të ulët nga Covid.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kim bën të ditur se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19, e se ky është një lajm shumë i mirë për amerikanët që duan të vijnë për argëtim apo biznes.

‘Që nga 7 qershori, CDC në SHBA ka përmirësuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i Ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC’– shkruan Yuri Kim.

(k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike koronavirus në shqipëri yuri kim koronavirus në shqipëri yuri kim

Sondazh

Poll