Politike

8 Qershor 2021, 16:01 Nga DOSJA

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive. Në një lidhje për ‘Syri.net’ ajo u shpreh se vendimi që u mor ishte nul, pasi ajo nuk është pjesë e shoqatës së krijuar nga Edi Rama.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se e gjitha kjo bëhet me qëllim ndalimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

FJALA E VOLTANA ADEMIT:

‘Unë do të doja ti bëja me dije mediave dhe qytetarëve që nuk ka asnjë vendim të ligjshëm përsa i përket gjoja shkarkimit. Kjo për parantezë sepse ata që e kanë marrë vendimin nuk janë anëtërë të shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Po të verifikoni, Shoqata për Autonomi Vendore, do të shikoni që ka vetëm bashkitë e majta të Edi Ramës të dala nga 30 qershori. Dhe pas votimeve të 30 qershorit bashkitë e majta që në vitin 2010 u largua nga shoqata e bashkive të Shqiperisë, dhe për rrjedhojë dhe pas 30 qershorit 2019, janë anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore dhe nuk janë anatërë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Kështu që nuk ka një vendim të lidhshëm shkarkimi, nga persona që nuk janë anëtarë të shoqatës së bashkive të Shqipërisë.Nga pikëpamja ligjore vendimi i otëm është nul, nuk ekziston.Është i tillë për çdo institucion, edhe për Gjykatën Kushtetuese dhe çdo institucion që e verifikon atë.Kjo është një tentativë e ulët dhe që ka një prapavijë diku tjetër. Ashtu sikur unë kisha dyshime.Tentativa lidhet me shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në Gjykatën e Kushtetuese, pikërisht për paligjshmërinë e kërkuar të organeve drejtuesve të bashkive, kryetar dhe këshilla bashkiakë të 60 bashkive, disa nga ata të cilët janë persona të cilët janë mbledhur sot dhe të cilët me anë të këtij vendimi nul kërkojnë të ndalojnë pavlefshëmërine e zgjedhjeve të 30 qershorit në Kushtetuese. Pra qëllimi është për të ndalur këtë proces.’

Shoqata e Pushtetit Vendor “shkarkon” kryeqytetaren e Shkodrës nga kryesia e Bashkive, në vend të saj Pjerin Ndreu. Voltana Ademi: Vendim nul, e urdhëroi Rama! Pjesëmarrësit në Asamble s’janë pjesë e jona

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkohet voltana ademi shkarkohet voltana ademi

Sondazh

Poll