Politike

Rama mbyll turin dy-ditor në Hungari, Viktor Orbán e prezanton me “kokat e shtetit”, i thur ladve para mediave: Ka fituar

8 Qershor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Rama mbyll turin dy-ditor në Hungari, Viktor Orbán e prezanton me

BUDAPEST– Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur sot vizitën dy-ditore në Hungari, ku edhe ka zhvilluar një prononcim të shkurtër për mediat me homologun Viktor Orbán. Ky i fundit, pasi e prezantoi me të gjithë kabinetin e tij qeverisës, nga Kryeministria mbajti një fjalim të shkurtër për kreun e qeverisë shqiptare, duke i uruar fillimisht për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Më pas, Orbán shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt integrimit të Bashkimit Europian, duke premtuar mbështetje të plotë.

Dua t’ju prezantoj kryeministrin, është mik i madh i Hungarisë. Vizita e tij është vlerësim i madh sepse ka fituar 3 herë njëra pas tjetrës zgjedhje. 3 zgjedhje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme për politikën europiane, pasi lufta politike është e fortë dhe me debate. Çështjet që kemi diskutuar sot është bashëpunimi politik mes dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik të rrethuar me kulturë. Nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme të dy vendeve. Ne jemi mbështetës në angazhimin e Shqipërisë. Jo vetëm nga simpatia por edhe nga interesi. Pa ofruar mundësi anëtarsimi për Ballkanin Perëndimor nuk mund të stabilizohemi në aspektin politik. Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik. Më pas u konsultuam për çështjen ekonomike. Jemi të lumtur që ishim në gjendje të gjenim projektin kryesor; që është banka OTP, që në fakt u mikrpit nga qeveria shqiptare për të nisur veprimtarinë në Shqipëri. Pra kemi investimin e parë të madh në Shqipëri. Projekti kryesor i parë ëshët i rëndësishëm. Kur vjen anija e parë, të tjerë do shfaqen më pas. Do të doja të theksoja edhe njëherë që Hungaria është e përkushtuar që Shqipëria të arijë anëtarsimin sa më shpejt pa parakushte të tjera,”-tha kryeministri.

Pas Orbán, Rama mbajti një fjalë të shkurtër, të shoqëruar me batuta. Para homologut, ai u shpreh se marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë kishin nisur shumë kohë më parë. Sipas tij, Hungaria i dhuroi Shqipërisë një mbretëreshë, Geraldinë Apony, ndërsa Shqipëria u dhuroi golashënuesin më të mirë të Ferencvárosit, Myrto Ozunin.

Është kënaqësi dhe nder të jem këtu si mik i kryeministrit dhe të shkëmbeja me të pikëpamje për temat që përmendi kryeministri. Së pari për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit. Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend që ka shumë dije dhe përvoja mbreslënëse. Shumë për të mësuar dhe jam mirënjohës kryeministrin për disponibilitetin bujar për të dhënë mbështetjen e nevojshme për të pasur dije. Atë që Hungaria ka bërë për të përmirësuar arsimin dhe për të inkurajuar familje që ta shohin të ardhmen është frymëzues. Jam mirënjohës. Miqësia jonë ëshët e vjetër tashmë por miqësia shqiptaro-hungareze ëshët shumë më e vjetër. Ju na keni dhuruar një mbretëreshë, ne golashënuesin më të mirë të Ferencvárosit,“-e mbylli Rama.

Pas përfundimit të vizitës në Hungari, Rama do të udhëtojë sot drejt Bullgarisë, ndërsa në Shqipëri do të vijë të mërkurën. Ditë kjo që shënon edhe me votimin ën Kuvend për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne hungari rama ne hungari e bullgari viktor orban edi rama edi rama ne hungari rama ne hungari e bullgari viktor orban

Sondazh

Poll