Aktualitet

Plani “djallëzor”! Policia krijoi aplikacionin, kriminelët hëngrën karremin dhe flisnin pa ‘merak e kode&#

8 Qershor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Plani “djallëzor”! Policia krijoi aplikacionin, kriminelët

AUSTRALI– Operacioni “Trojan Shield” u finalizua falë aplikacionit ANOM (ose i njohur ndryshe si AN0̸M), i cili supozohet të ishte i sigurtë për t’u përdour nga kriminelët, por në fakt ka sjellë fundin e tyre. ANOM fillimisht u shpërnda në mënyrë të fshehtë nga Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) dhe Policia Federale Australiane, për t’u krijuar kriminelëve një rrjet të sigurtë komunikimi. Ose të paktën ashtu mendonin ata. 

Në fakt ata përgjoheshin tërë kohës nga Policia por pa e ditur. Aplikacioni ANOM funksiononte vetëm për smartphone-t e modifikuar, të cilit u ishte hequr mundësia për të bërë thirrje ose për të dërguar email dhe blihej vetëm në treg të zi. Telefonat mund të dërgonin mesazhe vetëm ato aparatë celularë që e kishin një pajisje tjetër që kishte aplikacionin. Duke qenë se mendonin se ishin të sigurtë, kriminelët nuk përdornin kode dhe as pseudonime duke e ekspozuar veten tërësisht para Policisë. 

Dosja.al kërkoi në “App Store” për aplikacionin por nuk shfaqet askund, megjithatë ka një domain në rrjet, i cili tashmë është nën kontroll të plotë nga Policia. Në të shkruhet: Ky domen është konfiskuar. Forca e ligjit ka monitoruar mesazhet dhe bashkëngjitjet tek platforma ANØM. Një numër hetimesh kanë nisur dhe po vazhdojnë. Për të mësuarnëse llogaria juaj është e lidhur me ndonjë hetim, plotësoni të dhënat e mëposhtme. 

Operacioni vuri në pranga 224 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, ndërsa u sekuestruan 3.7 ton drogë, 104 armë zjarri si dhe pothuajse 35 milion dollarë cash. Policia nisi nga puna që në vitin 2018 dhe solli arrestime në Australi, Azi, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

LAJMI KRYESOR: Operacion ndërkombëtar nga FBI, arrestohen mbi 800 qind njerëz dhe sekuestrohen mbi 36 ton në të gjithë botën, mesazhet e koduara me anë të ANOM, Europol: Është një sukses i jashtëzakonshëm

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aplikacioni anom operacioni trojan shield operaconi nderkombetar aplikacioni anom operacioni trojan shield operaconi nderkombetar

Sondazh

Poll