Aktualitet

‘Mos u mërzit’/ Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit mori ‘dhenë’, ish-ambasadori shqiptar në Britani: Nje

8 Qershor 2021, 14:56 Nga DOSJA
‘Mos u mërzit’/ Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush

TIRANË– Ish-ambasadori shqiptar në Britani të Madhe, Mal Berisha ka reaguar pas lajmeve që u publikuan në media, se artisti i njohur Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë.   Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Berisha thekson që në krye të herës se kur keqkuptime të tilla ndodhin, në fakt të shtohet jeta.

Ai shkruan se edhe Gabriel Garcia Marquez u raportua si i vdekur mirëpo jetoi dhe 14 vite të tjera më pas, si dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe. Më pas ai vijon, dhe rendit personazhe shumë të njohur për botën e artit.

SHKRIMI I PLOTË:

I dashur Mirush!U gëzova që je shëndoshë e mirë!Ndoqa edhe keqkuptimet lidhur me ty. Me këtë rast i referohem asaj shprehjes popullore se kur thonë gjëra të tilla, të shtohet jeta. Më ler të të kujtoj paralajmërime për ndrrimin jete, para se të ndodhte kjo, të disa personaliteteve:

ERNEST HEMINGËAY DHE MARY ËELSH HEMINGËAY u deklaruan nga shtypi të vdekur pasi ata u përfshinë në një aksident ajror, në Afrikë, në vitin 1954, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ai jetoi deri në vitin 1961.

GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ u raportua i vdekur nga e përditshmja peruan La República në vitin 2000. Ai jetoi edhe 14 vjet të tjera dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe.

Celinë Dion, këngëtarja e njohur kanadeze u deklarua e vdekur më 24 tetor, 2013, në një mesazh që bëri xhiron e botës. Ajo jeton edhe sot.

HERMAN BERSTEIN – Ministri Amerikan në Shqipëri në drekën e lamtumirës me miqtë e tij shqiptarë në Tiranë: thotë :

“Dje mora një letër nga Amerika, e cila njoftonte dorëheqjen time nga detyra e Ministrit në Shqipëri. Megjithëse lajmi ishte i vërtetë, kryelajmi ishte se unë kisha vdekur. Z Perry, Drejtor i Komitetit Kombëtar të Edukimit në Radio, në Ëashington, më shkruante pak a shumë si më poshtë:

“Më erdhi shumë keq, kur pashë dje në gazetë se keni vdekur. Më erdhi keq që dhatë dorëheqjen nga një post, që e keni mbajtur me aq dinjitet, por të dorëhiqeni dhe të vdisni, kjo është tej mase keq. Unë shpresoj se e keni gjetur jetën e përtejme të këndshme dhe që ne do të kemi kënaqësinë të takohemi përsëri, pasi të ktheheni në Neë York dhe të na tregoni për atë.”

Përgjigjja e Bernsteinit ndaj letrës së z. Perry ishte:

Në fakt u ndjeva i lumtur, kur mora atë letër që ma dërgonit prej asaj bote. Nëse kjo qenka bota e përtejme, mua nuk më tmerron fare. Përkundrazi, unë po i gëzohem shumë. Qenka lezetshëm këtu. Trëndafilat kanë shpërthyer përsëri dhe malet kanë marrë ngjyrë të purpurt nën rrezet e diellit, që po perëndon. Ky njoftim për dorëheqjen dhe vdekjen time më englendisi shumë.

Edhe MARK TËAIN e ka pasur këtë kënaqësi, të raportohej i vdekur, thjesht pse kishte rënë nga kali në Malet Catskill.

Pra i dashur Mirush, mos u mërzit. Njerëzit e mëdhenj shkaktojnë surpiza edhe në të gjallë edhe në atë jetë.Me dashuri, Mali.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mal berisha mirush kabashi mal berisha mirush kabashi

Sondazh

Poll