Sport

Milani “shoping” te Chelsea, kërkon edhe ish-yllin e Ajax

8 Qershor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Milani “shoping” te Chelsea, kërkon edhe ish-yllin e Ajax

ITALI – “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport” raportojnë se trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli është një simpatizant i ish-yllit të Ajaxit, marokenit Hakim Ziyech, të cilin e shikojnë edhe si një pasues të turkut Hakan Calhanoglu, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk e ka rinovuar atë.

Mediat në Itali shprehen se Chelsea është e hapur për të dëgjuar ofertat për marokenin 28-vjeçar dhe Milani tashmë është në bisedime me londinezët për marrëveshje të tjera.

Klubi italian është në bisedime me Chelsea për blerjen përfundimtare të mbrojtësit Fikayo Tomori, i cili kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim në “San Siro”. “Pista” Ziyech, i cili luajti 23 ndeshje në Premier edicionin që lamë pas, është në një operacion i komplikuar, por Milani shpreson të nënshkruajë me lojtarët e Chelseas këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” “sky sport italia” fikayo tomori hakan calhanoglu marokenit hakim ziyech “la gazzetta dello sport” “sky sport italia” fikayo tomori hakan calhanoglu marokenit hakim ziyech

Sondazh

Poll