Politike

‘Rama? Më i pushtetshmi pas Enver Hoxhës’/ Ftesa për bashkëpunim e PS për PD, Fevziu: Katastrofë për vendin,

7 Qershor 2021, 19:31 Nga DOSJA
‘Rama? Më i pushtetshmi pas Enver Hoxhës’/ Ftesa për

TIRANË– Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka komentuar figurën e kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë qeverisës. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ai është shprehur se Partia Demokratike nuk duhet që ta pranojnë ftesën për bashkëpunim nga Rama, duke e cilësuar si katastrofë për vendin.

Edi Rama? Njeriu më i pushtetshëm që nga Enver Hoxha. Edhe për arsye të opozitës. Ka një pikëpyetje të madhe, ç’do bëjë këtë mandat? Historia ka treguar se pesha e madhe e pushtetit, gropos njeriun që e mban. Është e pamundur që Basha të bashkëpunojë me të. Nëse PD bëhet patericë e PS, për t’i thënë Ramës relaks, brenda një kohe jo të gjatë vendi do të ketë opozitë të rë që do i përmbysë të dyja forcat. Nëse ndodh është katastrofë për vendin. Nëse PD bie dakord, nuk ekziston më,”-tha Fevziu.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll