Bota

LETRA/ Vendimi për Berishën, kongresmeni Zeldin i shkruan DASH: Dua informacion të detajuar

8 Qershor 2021, 09:24 Nga DOSJA
LETRA/ Vendimi për Berishën, kongresmeni Zeldin i shkruan DASH: Dua

SHBA– Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, që ‘gozhdoi’ një ditë më parë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në lidhje me vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i ka dërguar një letër Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në letrën që shikoni më poshtë, Zeldin kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim për ish-kryeministrin Berisha.

Letra e plotë:

Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA. Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm. Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij. Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast.

Edhe dje, kongresmeni republikan i shtetit të Nju Jorkut, Lee Zeldin ka kërkuar më shumë informacion lidhur me shkakun se përse Berisha e kishte të ndaluar që të shkonte në Amerikë. Blinken u përgjigj se nuk kishte asnjë informacion për të ndarë me kongresmenët.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lee zeldin sali berisha sali berisha shpallet non-grata lee zeldin sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll