Bota

Mbyllja e kufijve për punëtorët sezonale, emigrantët shqiptarë në Greqi ngrihen në protestë: Hapni doganat!

8 Qershor 2021, 07:07 Nga DOSJA
Mbyllja e kufijve për punëtorët sezonale, emigrantët

GREQI– Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë ditën e sotme një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, komuniteti lajmëron se protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00. 

Emigrantët kërkojnë hapjen e kufijve, pasi autoritetet greke vijojnë të mbajnë mbyllur kufijtë dhe të mbajnë në fuqi masat kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.

Postimi i Komunitetit shqiptar në Greqi:

“Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë! Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!
Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta? Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera? Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria? Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?
Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.
Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi! I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!
Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”!”

Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet ditën e nesërme për të lehtësuar një sërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet, ku pritet edhe rishikimi i vendimit për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hapja e kufirit me greqine komuniteti shqiptar ne greqi komuniteti shqiptar ne greqi ne proteste hapja e kufirit me greqine komuniteti shqiptar ne greqi komuniteti shqiptar ne greqi ne proteste

Sondazh

Poll

Bota 8 Qershor 2021, 05:59

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

SHBA– Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëro...