Bota

Mosnjohja e shtetit në veri të Kosovës, Shefi i BE-së në Kosovë: Duhet të gjendet një zgjidhje për faturat e papaguara

8 Qershor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Mosnjohja e shtetit në veri të Kosovës, Shefi i BE-së

KOSOVË- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur se  duhet që të gjendet një zgjidhje për të gjithë qytetarët në veri që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Telegrafi shkruan se sipas Szunyog duhet që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket çështjes së faturave të energjisë elektrike, të cilët qytetarët që nuk e njohin shtetin nuk i paguajnë.

“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më shpejt që është e mundur, e cila në njërën anë do të ofronte furnizim të sigurt me energji elektrike, ndërsa në anën tjetër do të paguhej për energji elektrike, sepse është krejtësisht normale që njerëzit të paguajnë për të. Ne jemi duke punuar me gjithë të përfshirët që të sigurojmë këtë zgjidhje të qëndrueshme sa më shpejt që është e mundur. Mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Szunyog.

Qeveria Kurti kohët e fundit në Kosovë ka ndarë mbi 10 milion euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për qytetarët që janë në kufi të vendit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora qeveria kurti tomas szunyog qeveria kurti tomas szunyog

Sondazh

Poll

Bota 8 Qershor 2021, 05:59

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

SHBA– Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëro...