Bota

Osmani takim me drejtorin e Kryqit të Kuq në Evropë: Kërkojmë që presionet ndaj Serbisë të rriten për fatin e të humbu

8 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Osmani takim me drejtorin e Kryqit të Kuq në Evropë:

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me drejtorin Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë Qendrore, Martin Schuepp. Në takimin e tyre ata biseduan për luftën me Serbinë dhe Osmani i kërkoi Schuepp që procesi i zbardhjes së fatit të humburve të përshpejtohet.

Në njoftim gjithashtu thuhet se presidentja Osmani e njoftoi Schuepp me përkushtimin e qeverisë së re të Kosovës për zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të 1639 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së Kosovës. Ajo më tej ka thënë se Serbia nuk po tregohet e gatshme për të bashkëpunuar në gjetjen e personave të humbur, për të cilën kërkoi që bashkësitë ndërkombëtare t’i bëjnë presion Beogradit.

“Për institucionet tona zbardhja e fatit të tyre përbën jo vetëm prioritet politik, por edhe detyrim njerëzor, prandaj ne nuk duam ta trajtojmë këtë proces vetëm si politik, por, mbi të gjitha madje, edhe si humanitar. Procesi po shkon tepër ngadalë…Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e këtyre personave, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta rrisë presionin mbi Serbinë, që ajo të ofrojë informata për secilin person të zhdukur dhunshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora fati i personave te humbur ne kosove martin schuepp vjosa osmani fati i personave te humbur ne kosove martin schuepp vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 8 Qershor 2021, 05:59

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

SHBA– Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëro...