Bota

Sulm me makinë në Kanada, 20-vjeçari vret një familje myslimane, vetëm djali i mitur mbijeton

8 Qershor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Sulm me makinë në Kanada, 20-vjeçari vret një familje

KANADA- Një sulm me makinë ka ndodhur ditën e djeshme në Kanada, ku një 20-vjeçari me qëllim ka përplasur dhe vrarë një familje të gjithë myslimane. BBC shkruan se nga familja i vetmi që ka arritur të mbijetojë është fëmija 9-vjeçar i familjes. Djali 9-vjeçar momentalisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulmi ndodhi në qytetin e Londrës, në provincën Ontario. Një 20-vjeçar kanadez është akuzuar për katër akuza të vrasjes dhe një akuzë për vrasje në tentativë. Policia gjithashtu po peshon akuzat e mundshme për terrorizëm, pasi besohet se është një krim i urrejtjes.

Cilat janë detajet?

Viktimat nga ulmi janë dy gra të moshës 74 dhe 44 vjeç, një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeç. Policia e konfirmoi sulmuesin e pretenduar si Nathanial Veltman, nga Londra, Ontario. Ai u arrestua në një qendër tregtare rreth 6 km nga vendi i krimit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm ne kanada vritet familja myslimane sulm ne kanada vritet familja myslimane

Sondazh

Poll