Bota

Operacion ndërkombëtar/ Arrestohen mbi 800 kriminelë në të gjithë botën, sekuestrohen mbi 36 ton kokainë, fundi u erdhi

8 Qershor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Operacion ndërkombëtar/ Arrestohen mbi 800 kriminelë në

AUSTRALI- Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë arrestuar mbi 800 persona të përfshirë në grupe ose organizata kriminale në të gjithë botën, duke finalizuar një operacion tre-vjeçar. Gjithçka nisi me krijmin e një aplikacioni të sigurtë për mesazhe, ANoM, i cili kontrollohej nga vetë FBI-ja. BBC shkruan se operacioni, i konceptuar bashkërisht nga Australia dhe FBI-a, ka lejuar policinë të monitoronte bisedat e të arrestuarve pa dijeninë e tyre. Midis të arrestuarve janë të dyshuar me lidhje me mafian italiane me bazë në Australi, banda të jashtëligjshme motorësh, sindikata aziatike të krimit dhe banda shqiptare.

Ky operacion ka çuar në arrestime në 16 vende të botës, duke kryer kontrolle në mbi 700 shtëpi, ku janë sekuestruar mbi 8 ton kokainë, 22 ton kanabis dhe rrëshirë kanabisi, 2 ton të barnave sintetike (amfetaminë dhe metamfetaminë), 6 tonë pararendës të barnave sintetike, 250 armë zjarri, 55 automjete luksoze dhe mbi 48 milion dollarë në monedha dhe kriptovaluta të ndryshme në të gjithë botën. 

Në lidhje me këtë operacion ka folur edhe zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol Jean-Philippe Lecouffe, i cili e ka konsideruar operacionin e zhvilluar nga FBI, dhe me ndihmën e Europol në 16 vende të botës për grupe dyhe organizata kriminale, si një sukses të jashtëzakonshëm. Lecouffe ka thënë se është shumë i kënaqur që Europol e ka mbështetur këtë operacion, duke forcuar kështu partneritetet me agjensitë e tjera për zbatimin e ligjit.

Si funksionon ANOM?

Policia e Zelandës së Re tha se pasi FBI kishte çmontuar dy shërbime të tjera të kriptimit, ajo filloi të operonte kompaninë e saj të pajisjeve të koduara të quajtur ANOM. Pajisjet me aplikacionin e bisedës u shpërndanë në botën e krimit. Policia Australiane tha se pajisjet u përdorën fillimisht nga figura të supozuara të krimit, duke u dhënë kriminelëve të tjerë besimin për të përdorur platformën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anom fbi operacioni nderkombetar nga fbi anom fbi operacioni nderkombetar nga fbi

Sondazh

Poll

Bota 8 Qershor 2021, 05:59

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

SHBA– Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëro...