Bota

Bullgaria nuk njeh kombin dhe gjuhën, opozita maqedonase paralajmëron protesta në të gjithë vendin: Na hap probleme me BE-n

8 Qershor 2021, 06:05 Nga DOSJA
Bullgaria nuk njeh kombin dhe gjuhën, opozita maqedonase paralajmëron

MAQEDONI- Opozita e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të organizojë protesta në të gjithë vendin, deri në zgjidhjen e problemit për ngërçin e krijuar nga Bullgaria, e cila pengon integrimin në BE.

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka deklaruar se protesta do të ketë çdo ditë në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, qeveria e Zaev mban peng udhërrëfyesin e zgjidhjes së ngërrcit me Bullgarinë që vë në diskutim identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat, gjuhën maqedonase, luftën anti-fashiste, praktikisht të gjitha këto probleme që i përmban deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që do e kemi ne me BE-në. Problemi nga dypalësh, do të shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe BE-së”- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni opozita e maqedonise se veriut opozita e maqedonise se veriut

Sondazh

Poll

Bota 8 Qershor 2021, 05:59

Thirrje grupit G7: Shpërndaji vaksinat

SHBA– Miliona vaksina kundër koronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëro...