Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë, Mexhiti merr fajin përsipër: Dhurata s’dinte gjë, armën e kis

8 Qershor 2021, 07:24 Nga DOSJA
Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë,

TIRANË–Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, pas rëndimit të akuzave nga Prokuroria e Tiranës, që i akuzon ata për  ‘Vrasje me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’  ndaj babait dhe ndaj vajzës, ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.  Ata janë shfaqur para gjykatës me kokën ulur, ndërsa Dhurata është munduar të mbulojë fytyrën me flokë.

Në seancën e sotme në gjykatë, dy të arrestuarit kanë mohuar bashkëpunimin. Mexhit Picari ka marrë përsipër fajin duke e hequr përgjegjësinë nga e bija. “Armën e kisha në brez, Dhurata nuk dinte gjë”,-tha Mexhit Picari në gjykatë, ndërsa i njëjti version u mbështet edhe nga Dhurata. “Nuk dija gjë që babai do e vriste, nëse do e dija nuk do e lejoja”,-tha Dhurata.

Ndërsa avokati i familjes Picar foli për një tjetër version. “Shkaku i vrasjes është fakti se Kudreti i kishte thënë fëmijëve se Dhurata kishte vdekur”,-tha avokati në seancë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë  një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Qershor 2021, 07:06

Vrasja në Peqin, arrestohet autori

PEQIN– Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin.Mësohet se autori është ...