Aktualitet

Dita e dytë! Vijon aksioni i IMT-së për shembjen e godinave në bregdet

8 Qershor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Dita e dytë! Vijon aksioni i IMT-së për shembjen e godinave

TIRANË– Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është sot në ditën e dytë të operacionit për prishjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat janë ndërtuar rreth zonave bregdetare të vendit, duke ‘zaptuar detin’. Aksioni i IMT nisi një ditë më parë me dy prej zonave më turistike në vend, Velipoja dhe në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në aksionin e nisur në Ksamil, ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Madje, një grua është shfaqur duke debatuar me policinë, teksa qante dhe kërkonte shpjegime për shembjen e ndërtesës së saj.

I pranishëm në terren ishte edhe zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor.

Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘fshijë’ të gjitha objektet pa leje, pasi është paralajmëruar disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Vetëm një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se duke nisur nga e hëna (dje) do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit. Kreu i qeverisë palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që t’i prishin ato brenda javës së kaluar, në të kundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 21:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar telefonatën që ka pasur me të ëmën e Elvis Troqes. I ftuar në emisionin “Opinion”, a...