Aktualitet

Vrasja në Peqin, policia del me njoftim zyrtar: Ngjarja ndodhi për motive të dobëta

8 Qershor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Vrasja në Peqin, policia del me njoftim zyrtar: Ngjarja ndodhi për

PEQIN– Policia ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur në një fshat të Peqinit, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm.

Mësohet se autori është vënë në pranga teksa tentonte të arratisej. Personi me inicialet Y.Xh., 45 vjeç ka ndërruar jetë në spital. 

Njoftimi i policisë Peqin. Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin. Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet peqin vrasje në peqin peqin vrasje në peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Qershor 2021, 07:06

Vrasja në Peqin, arrestohet autori

PEQIN– Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin.Mësohet se autori është ...