Aktualitet

Krimi në vend! Blendi Fevziu jep mesazhin e fortë: Qetësohuni, mllefin e darkës ruajeni për në mëngjes

8 Qershor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Krimi në vend! Blendi Fevziu jep mesazhin e fortë: Qetësohuni,

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë një mesazh për uljen e gjakrave në vend. Në mbyllje të emisionit “Opinion”, një natë më parë, Fevziu tha se të gjithë duhet të qetësohemi dhe të mos udhëhiqemi nga gjaknxhetësia.

Madje Fevziu përmendi dhe një shprehje të Collin Paul, teksa tha se mllefi i darkës duhet ruajtur për në mëngjes dhe vetëm atëherë do e kuptosh nëse je vërtet i mllefosur.

“Vrasja e Kudret Saliajt tronditi të gjithë qytetarët që ndodheshin aty. Ajo doli se ishte një histori më e koklavitur se sa thjesht e ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Madje këtë shprehjen në gjaknxehtësi e sipër më duket se e përdorim më shumë seç duhet. Edhe një mesazh të vogël. Ruani qetësinë, qetësohuni. Nëse jeni në gjaknxehtësi, prisni pak. Kjo fjala gjaknxehtësi duket sikur ka shumë lidhje me Shqipërinë. Collin Paul thoshte diçka shumë interesante, në jetën timë kam pasur katër mësime të rëndësishme dhe një prej tyre është që mllefin e darkës lëre për mëngjes. Në mëngjes vlerësohet nëse je ende i mllefosur. Secili duhet të bëjë pjesën e vet, është edhe presioni i shoqërisë,”- tha Fevziu.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 21:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar telefonatën që ka pasur me të ëmën e Elvis Troqes. I ftuar në emisionin “Opinion”, a...