Aktualitet

Detaji i FRIKSHËM! Etleva Delia: Fabian Vuka pinte birra dhe luante bilardo kur kishte motrën e vdekur në shtëpi

8 Qershor 2021, 06:41 Nga DOSJA
Detaji i FRIKSHËM! Etleva Delia: Fabian Vuka pinte birra dhe luante bilardo

TIRANË– Gazetarja Etleva Delia ka zbuluar detajin e frikshëm për vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka vrau me armë zjarri të motrën, Diana Vuka dhe e mbajti për tre ditë në shtëpi.

E ftuar në “Opinion”, Delia përmendi detajin e shisheve të birrave që janë gjetur në banesë në momentin që u vu në pranga Fabian Vuka.

Delia tha se ai madje dilte lunate bilardo dhe vazhdonte jetën e tij normalisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Shumë e frikshme. Ajo u kthye për pushime, erdhi tek vëllai të cilin e mbante. Dhe ai e vrau. Madje kohët e fundit kishte porositur edhe mobiljet që t’i mobilonte shtëpinë të vëllait. I donte vetë ai këto para. Në shtëpi i janë gjetur 17 bidona birrë, 1.5 litërsh. Dilte dhe luante bilardo. Dyshohet se ajo është vrarë në datë 4,”- tha Delia ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diana vuka etleva delia fabian vuka diana vuka etleva delia fabian vuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 21:18

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar telefonatën që ka pasur me të ëmën e Elvis Troqes. I ftuar në emisionin “Opinion”, a...