Aktualitet

EMRAT/ Ekzekutohet me armë zjarri 45-vjeçari në Peqin, autori vihet në pranga, shfaqet në gjendje të rënduar: U zumë kot

8 Qershor 2021, 06:59 Nga DOSJA
EMRAT/ Ekzekutohet me armë zjarri 45-vjeçari në Peqin, autori

PEQIN- Një person i identifikuar si Ylber Xhahysa 45 vjeç banues në fshatin Pajov, Peqin është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Gjoçaj të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta. 

Xhahysa është konfliktuar për motive të dobëta me 40-vjeçarin e indentifikuar si Leonard Bashaliu. Në sherr e sipër, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me 45-vjeçarin. Xhahysa është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


Pas krimit, Leonard Bashaliu ka tentuar të arratiset, por është vënë në pranga nga policia. Arma e krimit është sekuestruar. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale. 

Ai ka treguar se para pesë viteve, Ylber Xhahysa e ka qëlluar me grusht dhe sot, janë konfliktuar verbalisht nisur nga ky debat i mbartur. Gjithashtu ai është shprehur se Xhahysa i ka gërvishtur edhe makinën. Më pas sherri ka përfunduar me përdorimin e armës që solli vdekjen e Xhahysës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet leonard bashaliu vrasje në peqin vritet ylber xhahysa ylber xhahysa leonard bashaliu vrasje në peqin vritet ylber xhahysa ylber xhahysa

Sondazh

Poll