Bota

G7 arrin ”marrëveshjen historike”, taksë ndaj gjigandëve të teknologjisë

7 Qershor 2021, 20:41 Nga DOSJA
G7 arrin ”marrëveshjen historike”, taksë ndaj

BRITANI- Udhëheqësit e G7 kanë arritur një marrëveshje për të goditur gjigandët e teknologjisë. Mediat e huaja raportojnë se marrëveshja detyron kompanitë si  Amazon, Facebook dhe të tjerët të paguajnë më shumë taksa.

Ministrat e Financave për disa nga kombet më të pasura të botës kanë arritur një “marrëveshje historike” për të trajtuar abuzimet e taksave nga gjigandët e internetit dhe për të futur një normë globale të taksës së korporatave prej 15 përqind.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj që sot pas disa vitesh diskutimesh ministrat e financave të G7 kanë arritur një marrëveshje historike për të reformuar sistemin global të taksave. Për ta bërë sistemin të përshtatshëm për epokën dixhitale globale, por thelbësore për t’u siguruar që kjo marrëveshje është e drejtë në mënyrë që kompanitë e duhura të paguajnë taksën e caktuar në vendet e duhura, dhe ky është një çmim i madh për taksapaguesit britanikë,” -tha Rishi Sunak, Kancelar i Mbretërisë së Bashkuar i Thesarit, pas një takimi të Grupit të Shtatë (G7) në Londër .

Marrëveshja e rënë dakord nga Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA do të sigurojë që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksë atje ku veprojnë. Kjo është për të shmangur krijimin e degëve lokale në vendet me norma të ulëta të taksave të korporatave dhe më pas deklarimin e fitimeve të tyre atje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota  rishi sunak amazon facebook g7  rishi sunak amazon facebook g7

Sondazh

Poll