Bota

Alexei Navalny rikthehet në burg pas grevës së urisë

7 Qershor 2021, 20:55 Nga DOSJA
Alexei Navalny rikthehet në burg pas grevës së urisë

RUSI- Lideri rus i opozitës është rikthyer përsëri në burg. Mediat e huaja shkruajnë se Alexei Navalny u kthye në burg pas grevës së urisë.

Lideri rus i opozitës kishte qenë në grevë urie për 23 ditë, e cilën e kishte filluar në fund të Marsit. Ai kërkoi kujdes më të mirë mjekësor në burg, pasi atë kohë vuante nga dhimbje akute në këmbë dhe shpinë. Në prill, ai ndërpreu protestën dhe pranoi të merrte kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Alexei Navalny u arrestua  në muajin janar, pasi arriti në Rusi teksa vinte nga Gjermania ku po trajtohej pas helmimit me agjent nervor “Novichoc” në Siberi.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei navalny alexei navalny

Sondazh

Poll