Bota

Media britanike: Kryeministrja May dorëhiqet nesër

23 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
Media britanike: Kryeministrja May dorëhiqet nesër

ANGLI- Kryeministrja britanike pritet të japë nesër dorëheqjen, pas dështimit të planeve të saj për të bindur deputetët që të votonin ‘marrëveshjen e re BBrexit’ e cila parashikonte edhe një referendum tjetër popullor.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Times“, e cila duke iu referuar burimeve të veta confidenciale, shprehet se May do të dorëhiqet ditën e nesërme.

Kujtojmë se kryeministrja britanike shpalosi një sërë mundësish për gjetjen e një kompromisi për çështjen Brexit, mes të cilave edhe ai i një qëndrimi të përkoheshëm brenda unionit.

Një ditë më parë dha dorëheqjen ministrja e ngarkuar për marrëdhëniet me parlamentin, Andrea Leadsom, e cila deklaroi se nuk kishte aspak besim se qeveria do të zbarojë Brexit-in.

Ajo është shprehur se mundësia e një referendumi të dytë të BE-së, i ngritur këtë javë nga kryeministrja, do të ishte “e rrezikshme dhe përçarëse”.

Brexit u vendos përmes referendumit në qershor të vitit 2016.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli brexit dorëhiqet theresa may theresa may angli brexit dorëhiqet theresa may theresa may

Sondazh

Poll