Bota

Kokainë, marijuanë, armë e 120 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

23 Maj 2019, 15:52 Nga DOSJA
Kokainë, marijuanë, armë e 120 mijë euro, arrestohen 2

TIRANË- Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarë, përkatësisht 24 dhe 35 vjeç, me inicialet N. F. X.G, kushërinj mes tyre, pasi u është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit marijuanë dhe kokainë, si dhe 120 mijë euro.

Mediet italiane raportojnë se dy shqiptarët janë banonin në Ravena të Italisë, ndërsa u janë sekuestruar 16 kg marijuanë, rreth 6 kg kokainë si dhe 120 mijë euro. Mësohet se 35-vjeçari ishte i dëbuar nga autoritetet italiane, por pasi kishte ndryshuar mbiemrin pas martesës, ishte kthyer sërish.

Po ashtu, mediet italiane shkruajnë se paratë dhe droga e sekuestruar janë gjetur të ndara në makinë dhe në banesën e tyre. Ka qenë mosjustifikimi i parave që u janë gjetur në makinë, ajo që ka shtyrë policinë që të kontrollojë në banesën e tyre, ku përpos drogës dhe parave, policia kishte gjetur edhe armë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2 të arrestuar arrestohen 2 shqiptare itali 2 të arrestuar arrestohen 2 shqiptare itali

Sondazh

Poll