Aktualitet

Provimi i Gjuhë-Letërsisë u publikua ONLINE, Ministria e Arsimit: Do të kallëzojmë penalisht autorin që e fotografoi

7 Qershor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Provimi i Gjuhë-Letërsisë u publikua ONLINE, Ministria e Arsimit:

TIRANË– Ministria e Arsimit ka reaguar për publikimin në rrjete sociale të testit së Gjuhë-Letërsisë në provimin e maturës.

Sipas MASR, autori do të kallëzohet penalisht së bashku me ata që fotografuan tezën dhe e dërguan jashtë qendrave të provimit. Ministria hedh akuza se ky rast është orkestruar qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht. Mirëpo, pavarësisht se teza u shpërnda online, ministria bën të ditur se kjo nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e provimit.

REAGIMI

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me shumë shqetësim e ka ndjekur rastin e sotëm të publikimit të pyetjeve pas fillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021. Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore. Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit. MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar. Publikimi i testit në rrjete sociale pasi provimi kishte filluar NUK ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij provimi, teksa vlen të nënvizohet se i gjithë procesi është zhvilluar në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore. MASR dhe institucionet e saj të varësisë sigurojnë maturantët dhe prindërit e tyre se provimet janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me të njëjtin përkushtim e vullnet për të realizuar një administrim të suksesshëm të këtij procesi.

Ditën e sotme maturantët shqiptarë zhvilluan provimin e Gjuhë-Letërsisë. Ashtu si vitet e kaluara teza e provimit është publikuar para se të fillojë provimi. Këtë gjë e ka bërë të ditur sekretri i PD për arsimin, Ndriçim Mehmeti me anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se nuk heqim dorë nga tradita e publikimit dhe shpërndarjes së tezës së provimit para se testi të niste.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e arsimit provimet e matures 2021 provimi i gjuhe-letersise ministria e arsimit provimet e matures 2021 provimi i gjuhe-letersise

Sondazh

Poll